Milloshoski: Lëvizja Besa nuk mbështet model me një njësi zgjedhore

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski pas takimit me deptuetët e Lëvizjes Besa tha partia e Bilall Kasamit nuk mbështet model me një njësi zgjedhore, por me tre njësi zgjedhore.

“Me kolegët deputetë të Lëvizjes besa jemi me qëndrim të përbashkët se duhet të ketë ndryshime në modelin zgjedhor për shkak se dallimi është në njësitë zgjedhore. OBRM-PDUKM konsideron se më mirë të ketë një njësi zgjedhore, ndërsa Lëvizja Besa është për tre njësi zgjedhore”, tha Milloshoski.

Ai shtoi se përpjekja kryesore është që ligji i propozuar të hyjë në kuvend dhe të mbahet debat publik.

Sipas tij, ligjet duhet të diskutohen dhe shumica e deputetëve duhet të vendosin se cili ligj është më i mirë për qytetarët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto vende do të mbesin pa rrymë

Story i radhës

Милошоски: Со пратениците од Беса сме на ист став за промена на изборниот модел

Të fundit nga