Milazim Krasniqi këshillon deputetët e VV-së: Me KFOR-in mos u kruani, vazhdoni të llomotitni në rrjete sociale

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetëve dhe anëtarëve të Vetëvendosjes të bëra ndaj KFOR-it për barrikadat në veri. 

Krasniqi ka thënë se deputetët që po kërkojnë që KFOR-i të lëshojë rrugë, janë “injorantë” dhe se nese KFOR lëshon rrugë atëherë vakumi do të mbushet me policë e ushtarë të Serbisë.

“T’i thuhet KFOR-it “lësho udhë”, duhet të jesh shumë budalla. Nëse KFOR do të lëshonte udhë, duke injoruar rezolutën 1244, vakumin do ta mbushte policia dhe ushtria e Serbisë. Kaq gjë do të duhej ta dinte edhe deputeti më injorant edhe këshilltari më spekulant. Në të vërtetë, disa politikanë nuk e patën kuptuar mandatin e KFOR-it as në vitin 2004, por na ndodhi hataja. Ata që mbajnë mend, e dinë si përfundoi tragjikisht konfrontimi me KFOR-in.”, ka shkruar ai.

Ai pati edhe një këshillë për ta: “Pra, këshilla ime modeste për këta injorantë e aventurierë është: me KFOR-in mos u kruani. Vazhdoni të llomotitni në rrjete sociale kundër ne shqiptarëve, boll e keni atë mision pervers.“

Më tej, Krasniqi ka thënë se krejt gjendja në veri erdhi për shkak të mosdëgjimit të Amerikës nga kryeministri, Albin Kurti.

Postimi i plotë:

Kërkesa e SHBA dhe e BE-së ka qenë që çështja e targave të shtyhej për dhjetë muaj. Qeveria Kurti nuk i dëgjoi. Po të shtyhej zbatimi i atij vendimi, nuk do të dilnin serbët nga institucionet, nuk do të shpalleshin e shtyheshin zgjedhjet lokale atje, nuk do të kishte sulme ndaj institucioneve atje, nuk do të kishte arrestime e rrjedhimisht nuk do të kishte barrikada. Pra, refuzimi ndaj SHBA e BE-së ia ka dhuruar Serbisë pretekstin për prodhimin e kësaj krize zingjirore, në dëm të stabilitetit të Kosovës. Pa e kuptuar këtë gabim, qeveria Kurti nuk mund të dalë nga qorrsokaku. Ndërsa, duke e etiketuar KFOR-in, siç po bëjnë disa zyrtarë të LVV, qeveria vetëm mund ta përkeqësojë pozitën e vet. Pse? Sepse KFOR ka mandatin nga rezoluta 1244 dhe i ka vlerësimet e veta. Nuk vepron sipas humorit të Albin Kurtit dhe fanatikëve të tij fantastë. Nëse ka deputet e këshilltarë politikë të Kurtit, që nuk kuptojnë kaq send, mjerë për ne! T’i thuhet KFOR-it “lësho udhë”, duhet të jesh shumë budalla. Nëse KFOR do të lëshonte udhë, duke injoruar rezolutën 1244, vakumin do ta mbushte policia dhe ushtria e Serbisë. Kaq gjë do të duhej ta dinte edhe deputeti më injorant edhe këshilltari më spekulant. Në të vërtetë, disa politikanë nuk e patën kuptuar mandatin e KFOR-it as në vitin 2004, por na ndodhi hataja. Ata që mbajnë mend, e dinë si përfundoi tragjikisht konfrontimi me KFOR-in. Pra, këshilla ime modeste për këta injorantë e aventurierë është: me KFOR-in mos u kruani. Vazhdoni të llomotitni në rrjete sociale kundër ne shqiptarëve, boll e keni atë mision pervers.

Story i mëparshëm

Dyshime se u shit për trafik organesh, prokuroria e Tiranës kërkon zyrtarisht zemrën e Saimir Sulës

Story i radhës

Rrjedhin të dhënat e fshehta, 250 milionë kinezë këtë muaj janë infektuar me coronavirus

Të fundit nga