Sezoni i rregullt i Euroleague në baskteboll për meshkuj po shkon drejt fundit, teksa janë luajtur ndeshjet e raundit të 32-të. Pas përjashtimit të skuadrave ruse, ka shkuar në 4 numri i ekipeve të kualifikuara për në fazën çerekfinale: Barcelona, Real Madrid, Armani Milano dhe Olympiacos, që zënë edhe katër vendet e para në renditje.
Me përjashtim të Real Madrid, që u mund 75-74 në Izrael nga Maccabi, tri skuadra e tjera të kualifikuara kanë fituar.
Katalanasit mposhtën 88-67 turqit e Fenerbahce, ndërsa italianët e Milano fituan 83-78 në Turqi ndaj kampionëve në fuqi të Anadolu Efes. Jashtë fushe fiton edhe Olympiacos, 94-80 ndaj francezëve të Villeurbanne.
Euroleague – Raundi i 32-të
Unics kazan – Panathinaikos, e anulluar
Anadolu Efes – Armani Milano, 77-83
Maccabi Tel Aviv – Real Madrid, 75-74
Bayern Mynih – Zenit st.Petersburg, e anulluar
CSKA Moskë – Zalgiris Kaunas, e anulluar
Monaco – Baskonia Gasteiz, 78-68
Villeurbanne – Olympiacos, 80-94
Alba Berlin – Crvena Zvezda, 74-70
Barcelona – Fenerbahce, 88-67