milanit i vjen oferta per ti harruar te gjitha problemet 67fcf7c8f054f

Milanit i vjen oferta për t’i harruar të gjitha problemet

April 14, 2025
1 minut lexim

Milan është në vendin e nëntë në Serie A dhe po “lutet” për një vend në garat evropiane. Rezultatet e dobëta këtë sezon kanë bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë për një rindërtim, por për këtë do t’u duheshin një shumë e konsiderueshme parash. 

Zgjidhja mund të jetë Arabia Saudite dhe klubi Al-Ettifaq. Sauditët po ofrojnë 200 milionë euro për të transferuar dy lojtarë nga Milani: Rafael Leao (25 vjeç) dhe Theo Hernandez (27 vjeç), shkruan Fichajes.  

Sauditët besojnë se të dy mund të arrijnë “transformimin” e projektit dhe të kontribuojnë në arritjen e objektivave ambicioze të vendosura nga drejtuesit për sezonin e ardhshëm. 

Milani nuk do të refuzonte opsionin e shitjes së të dyve, aq më tepër që do të merrnin prej tyre një shumë përrallore, me të cilën mund të rindërtonin skuadrën.  

Pas rezultateve modeste këtë sezon, drejtuesit e klubit po përgatitin një ndryshim edhe në nivelin e stolit teknik. 

Leaos nuk i mungojnë ofertat as në Evropë. Chelsea është gati të paguajë jo më pak se 100 milionë euro për të bindur AC Milan që ta shesë atë në Ligën Premier, shkruan Calciomercato. 

Me gjashtë xhiro të mbetura deri në fund të sezonit, AC Milan është në vendin e nëntë, me 51 pikë, pesë larg nga vendi i fundit që siguron praninë në kupat evropiane, i pushtuar nga Lazio. 

Në xhiron tjetër Milani do të përballet me një provë të vështirë, Atalantan.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kamberi vuciq sikurse millosheviqi vazhdon me politiken e shqiptareve te ndershem 67fcf407cfcc1
Story i mëparshëm

​Kamberi: Vuçiq sikurse Millosheviqi vazhdon me politikën e shqiptarëve të ndershëm

ferrari permend nje kthim te transmisionit manual 67fcf8b6da19f
Story i radhës

Ferrari përmend “një kthim të transmisionit manual”

Të fundit nga

ShkoLartë