23
Shkup, 30 prill – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari njëherit ministër i Shëndetësisë sot në një prononcim për media, i pyetur nga gazetarë se kur do të zhvillon takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, kreu i Alenacës për Shqiptarët, Taravari tha.
“Kemi komunikim të vazhdueshëm me z. Mickoskit, dhe sapo të kthehet në vend do të zhvillojmë një takim”, gazetarja përsëri insiston dhe kur mund të ndodh ky takim me z.Mickoskin, Taravari përgjigjet “Sapo të kthehet nga Spanja”.
Ndërsa informacionet e Agjencisë së Lajmeve Zhurnal flasin se, z.Mickoski që sot është kthyer nga Spanja dhe gjendet në vend.
Pra a le kjo të kuptohet që z.Taravari nuk ka komunikim me z.Mickoski pasi që nuk e di saktë se ku gjendet z. Mickoski?
BURIMI: zhurnal.mk