Milani ultimatum dy titullarëve

Milani nuk ka hequr dorë plotësisht nga rinovimi i kontratës së Frenk Kesit dhe Alesio Romanjolit dhe do t’u bëjë atyre një tjetër ofertë.

Sipas “La Repubblica”, kuqezinjtë janë të gatshëm të bëjnë një ofertë përfundimtare për dyshen për shkak të rëndësisë që kanë për ekipin e drejtuar nga Stefano Pioli.

Duket sikur propozimet në fjalë do të jenë ultimatume: oferta kontrate ‘merre ose lëre’ me një vendim të pritur përpara se Paolo Maldini dhe Riki Masara të fillojnë të planifikojnë të ardhmen pa ta.

Nëse mesfushori vendos të largohet, atëherë duket sikur ai do të ketë mundësinë e zgjedhjes jashtë Italisë në një numër klubesh si Totenhemi, PSG-ja, Barcelona dhe Liverpuli.

Ndërkohë, përvoja e madhe e Romanjolit në Serinë A e ka parë atë të lidhur me Juventusin dhe Lacion në javët e fundit, dhe agjenti Mino Raiola pa dyshim do të jetë në kërkim të pazarit më të mirë për klientin e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si të dalloni një manipulues përpara se të godasë?

Story i radhës

Manastirliu: Punimet në Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme, përfundojnë brenda vitit

Të fundit nga