Milani nuk ndalet

August 20, 2023
1 minut lexim

Pak më shumë se dhjetë ditë para “gongut” të merkatos, Milani praktikisht ka profilin e ri që do të zgjerojë rotacionet në repartin e mbrojtjes.

Po flasim për Marco Pellegrino.

Në orët e fundit kuqezinjtë janë afruar ndjeshëm me kërkaesat e Atletico Paranense.

Nuk është rastësi që presidenti i amerikano-jugorëve ndodhet në Itali prej disa ditësh.

Baza e marrëveshjes me argjentinasin e lindur në vitin 2002, konfirmon “Sky Sport”, do të jetë rreth 3 milionë euro. Natyrisht, shtesë do të llogariten bonuset dhe përqindja e rishitjes së ardhshme të futbollistit. Detajet mungojnë ende, por marrëveshja udhëton shpejt drejt mbylljes.

Me Pellegrino në ‘Milanello’, kuqezinjtë do ta kenë ‘blinduar’ mbrojtjen, duke pritur goditjen në sulm. Nënshkrimi i dhjetë i verës do të arrijë sapo të përfundojë transferimi i Colombo te Monza. Pioli dëshiron edhe një sulmues dhe pastaj do të jetë i kënaqur.

Natyrisht, pas kaq shumë parash të shpenzuara, një investim i rangut të lartë nuk është në pritje, por dyshja Furlani-Moncada do të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar një rezervë shumë të besueshme për Giroud gjatë ditëve të mbetura të merkatos.

Në krye të listës së dëshirave është Armando Broja, por Chelsea nuk pranon huazim të tij, vetëm blerje për 30 milionë euro.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pacolli: Në botën civilizuese nuk kam dëgjuar që udhëheqësit e shtetit ofendojnë gjyqtarët dhe prokurorët

Story i radhës

“Rreshtimin krah një ‘ushtari të Verio Epirit’ vetëm për inat të Ramës, është Naiv”, deputeti i PD: Dëmi më i madh po i bëhet vendit

Të fundit nga

ShkoLartë