“Rossoneri” do t’i bëjnë gosti Udineses, kurse “Nerazzurri” do ta vizitojnë Genoan, në xhiron e 27-të të Serie A. Milani dhe Interi llogarisin në fitore sonte, në duelet përkatëse të xhiros së 27-të në Serie A.
Dy kandidatët për titull të kampionit në Itali nuk kanë më vend për gabime nëse duan të mbeten në garë. Aktualisht, “Rossoneri” janë liderë me dy pikë më shumë se “Nerazzurri”, të cilët e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
E sonte, këtë xhiro do ta hapë ekipi Kuqezi, i cili do t’i bëjë gosti Udineses. Skuadra e Stefano Piolit nuk ka opsion tjetër pos fitores, nëse dëshiron ta ruajë primatin në kampionatin italian.
Nga ana tjetër, ekipi nga Udine ka ditur t’i bëjë probleme në të kaluarën Milanit. Kjo ndeshje do të fillojë në orën 18:45. Më pas, në fushë do të zbresë edhe kampioni aktual italian, Inter. Zikaltrit do ta vizitojnë Genoan, në ndeshjen që do të fillojë në orën 21:00.
As Interi s’ka vend për gabime më, pasi kohëve të fundit kishte rënie të formës, me ç’rast e humbi edhe primatin në tabelë.
Genoas po ashtu i duhen pikët e shpëtimit pasi gjendet në vendin e parafundit në tabelë.