Milani bën një tjetër ofertë për Zaniolon

Milani këmbëngul për të rrëmbyer Nicolo Zaniolo-n nga Roma.

Kuqezinjtë kërkojnë të forcojnë ekipin për sezonin e ardhshëm dhe e shohin talentin italian si lojtarin perfekt për skemat e Piolit.

Maldini ndërkohë kishte bërë edhe ofertën e parë për Romën ku i kishte ofruar 25 milionë euro plus kartonin e Alexis Saelemaekers. Një ofertë kjo që është refuzuar menjëherë nga verdhekuqtë.

Gjithsesi Milani nuk është dorëzuar, duke bërë një tjetër propozim.

Kuqezinjtë kanë ofruar 25 milionë euro si dhe shërbimet e Ante Rebic, një futbollist që mund të jetë i rëndësishëm për skemat e Mourinhos.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kërkohet paraburgim për 16-vjeçarin, për shkak të aksidentit tragjik në Shkup

Story i radhës

​Zjarri në Bangladesh: Mbi 40 të vrarë, qindra të plagosur

Të fundit nga