milan prek titullin leao e theo mposhtin atalanten 62814224f3556

Milan prek titullin, Leao e Theo mposhtin Atalantën

May 15, 2022
1 minut lexim

Milan ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme për titullin kampion në Seria A, teksa kuqeszinjtë e Stefano Piolit mposhtët 2-0 skuadrën e Atalantës.

Leao 56’ zhbllokoi ndeshjen në fillimin e pjesë së dytë, teksa ngriti në këmbë të gjithë të pranishmit në “San Siro”. Festë në kampin e kuqezinjëve, të cilët arritën të shënonin edhe golin e dytë të sfidës me anë të Theo Hernandez 74’, më këtë të fundit që shënoi një gol spektakolar nga 70 metra largësi.

Krunic kreu një sparkatë dhe pasoi për Theo, i cili u nis nga gjysmëfusha e Milanit dhe finalizoi një inkursion fantastik, duke realizuar golin më të bukur në karrierë.

Atalanta nuk mundi të bënte asgjë përballë dëshirës së Milan, me sfidën që do të mbyllej në shifrat 2-0, një 3 pikësh shumë i rëndësishëm për të besuarit e Piolit në rrugën drejt titullit.

Kuqezinjve tashmë u mjafton një pikë në sfidën e fundit ndaj Sassuolos për të fituar titullin e 19-të në histori, gjithmonë nëse Interi bën detyrën dhe mposht Cagliarin.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

eksperti i sigurise jep alarmin do te kete trazira te medha ne tirane me 25 maj 628137a64d4ce
Story i mëparshëm

Eksperti i sigurisë jep alarmin: Do të ketë trazira të mëdha në Tiranë më 25 maj

rregulli i sekondave ja si mund tju ndihmoje gjithcka ne jete 6281425d5e759
Story i radhës

Rregulli i sekondave: Ja si mund t’ju ndihmojë gjithçka në jetë

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e Mërkurë 21 Maj 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete ne qendër te vëmendjes sot. Do jeni te vetëdijshëm se partneri juaj është një person qe po e late pas dore mund t’iu ike përgjithmonë.
ShkoLartë