Milan pas sulmuesit holandez

July 15, 2023
1 minut lexim

Drejtuesit e Milan vijojnë punën në merkato dhe pas firmës me lojtarë si Ruben Loftus-Cheek, Luca Romero, Christian Pulisic dhe Marco Sportiello janë gati për goditjen e pestë. Në fokusin e kuqezinjve është një sulm dhe i preferuari i italianëve është Arnaut Danjuma.

Sezonin e fundit holandezi e kaloi te Tottenham në Premier League teksa ishte i huazuar nga spanjollët e Villareal. Synimi i drejtuesve të Milan është që ta transferojnë holandezin nëpërmjet formulës së huazimit dhe për ta shtuar si një alternativë më shumë në repartin ofensiv të trajnerit Stefano Pioli.

Danjuma përshtatet më së miri në krahun e djathtë të sulmit dhe do të ishte një opsion më shumë përveç Pulisic.

Sulmuesi i është ofruar Milanit nëpërmjet përfaqësuesëve të tij dhe kuqezinjtë po e studiojnë mundësinë për ta transferuar. 26-vjeçari është pjesë e kombëtares së Holandës prej vitit 2018, teksa me “tulipanët” numëron gjashtë ndeshje dhe dy gola.

Megjithatë, Danjuma nuk është opsioni i vetëm për Milanin sa i takon sulmit teksa ai që kryeson listën është lojtari i Portos, iraniani Mehdi Taremi. Nga ana tjetër, kuqezinjtë vijojnë të insistojnë edhe për mesfushorin Tijjani Reijnders të AZ Alkmaar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LSDM: “TVSH-ja ime”, për 4 vite qytetarëve ua kthyem 107 milionë euro

Story i radhës

Sveçla: Vuçiç po e humb betejën në terren me Kurtin, prandaj po i kthehet luftës hibride

Të fundit nga

ShkoLartë