Milan, Juventus, Inter dhe Napoli po e ndjekin 28-vjeçarin

1 minut lexim

Vetëm një vit pas kalimit te Barcelona, Memphis Depay mund të largohet nga klubi “blaugrana”.

Disa klube europiane janë duke e ndjekur holandezin dhe nga mediet spanjolle raportohet së njëri prej tyre ka bërë dhe ofertë për kartonin e sulmuesit.

Milan, Juventus, Inter dhe Napoli po e ndjekin 28-vjeçarin nga afër. Megjithatë, Tottenham kanë përparuar në këtë garë, pasi kanë bërë edhe një ofertë për Depay-n.

Pas një sezoni te Barça, ishi i Olympique Lyon mund t’i thotë mirupafshim katalanasve.

Në fillim sulmuesi pati nisje pozitive te Barcelona, por më pas “u zhduk”, ndërsa afrimi i Pierre-Emerick Aubameyang dhe Ferran Torres e lanë holandezin në stol.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​QKUK në mungesë të një salle s’mund të kryejë operacionet estetike

Story i radhës

Zgjidhni një pemë dhe zbuloni 2 karakteristikat më të forta të personalitetit tuaj

Të fundit nga