Ish-zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Majk Pens (Mike Pence) lajmërohet se do të qëndrojë në Tiranë për vizitë të enjten.
Zyra e kryetarit të deputetëve të Partisë Socialiste qeveritare, Taulant Balla njoftoi vizitën e zotit Pens, ish-zëvendës i presidentit Donald Tramp.
Sipas njoftimit, ish-zëvendëpresidenti amerikan Pens do të takohet në Tiranë me zyrtarë të lartë politikë dhe institucionalë.
Zoti Pens e vizitoi Ballkanin si zëvendëspresident në detyrë kur qëndroi në Mal të Zi në vitin 2017.