Mike dhe rivale! Monika Lubonja rikthen konfliktin me Arjola Demirin, deklarata e papritur e aktores

min lexim

Dy mike dhe rivale si Arjola Demiri dhe Monika Lubonja!

Aktoret ishin ndër emrat më të lakuar këtë edicion të Big Brother Vip. Dyshja arritën të formonin një shoqëri shumë të mirë brenda shtëpisë.

Mirëpo shtyllat e miqësisë së tyre u lëkundën shpejt, duke u kthyer në “rivale”. Pas një periudhe të gjatë që nuk kishin kontakt me njëra-tjetrën u duk se Monika dhe Arjola i sheshuan mosmarrëveshjet e tyre.

Image

Monika Lubonja/Instastory

Së fundmi, Lubonja ka lënë të kuptohet se ajo nuk flet me Arjolën. Në një bisedë virtuale në Instagram, një ndjekës e ka pyetur Monikën nëse flet me Arjolën, duke i lënë edhe një kompliment.

Por, aktorja e ka injoruar pyetjen e fansit, duke pohuar vetëm komplimentin e bërë.

Më herët po në një “intervistë virtuale” Monika tregoi se është takuar me Arjolën dhe kanë biseduar gjatë.

“E dashur, jemi takuar kemi pirë kafe, kemi folur shumë gjatë me njëra-tjetrën dhe shumë shpejt do të ulemi të hajmë dhe me bebat e Arjolë darka shumë të gjata”-u shpreh asokohe Lubonja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dalin në dritë prapaskenat pas transferimit te Barcelona

Story i radhës

Ukrainasit bombardojnë bazën e ushtrisë private të Putinit, me sistemin raketor amerikan HIMARS

Të fundit nga