Ukrainasit bombardojnë bazën e ushtrisë private të Putinit, me sistemin raketor amerikan HIMARS

Një prej lokacioneve të ushtrisë private Wagner në Popasna të Ukrainës, është goditur nga forcat ukrainase.

Këtë e ka konfirmuar përmes kanalit në Telegram, korrespondenti ushtarak Yuri Kotenok.

 

Sipas tij, burime brenda Donbasit konfirmojnë këtë informacion. Konetok gjithashtu ka njoftuar se sulmi është realizuar me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS.

Siç raporton Odesa Journal, në këtë sulm e ka pësuar edhe një prej themeluesve të ushtrisë private të Vladimir Putinit, Jevgeni Priogizin.

 

Në këtë sulm e kanë pësuar me jetë shumë ushtarë rusë, por ka edhe shumë të plagosur.

E më herët ishte raportuar se pjesëtarët e Wagnerit ishin stacionuar në këtë rajon, ku pasi janë vërejtur nga forcat ukrainase janë sulmuar me HIMARS.

Story i mëparshëm

Mike dhe rivale! Monika Lubonja rikthen konfliktin me Arjola Demirin, deklarata e papritur e aktores

Story i radhës

Në Tabanoc arrestohet një person, kërkohej me fletarrestim

Të fundit nga