Mijëra rusë zhvendosen në Armeni ndërsa vazhdon agresioni në Ukrainë

April 17, 2022
min lexim

Që kur filloi sulmi i Rusisë në Ukrainë, mijëra shtetas rusë që kundërshtojnë agresionin janë zhvendosur në Armeni. Siç njofton nga Armenia korrespondentja e Zërit të Amerikës Shake Avoyan, shumica e tyre punojnë në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën më 24 shkurt, 3-4 mijë rusë ishin të regjistruar gjithsej në Armeni, thonë autoritetet lokale.

Por vetëm gjatë javëve të para të sulmit në Ukrainë, po kaq filluan të mbërrijnë çdo ditë nga Rusia.

Megjithëse një pjesë e madhe e tyre vazhdojnë udhëtimin drejt vendeve të tjera, një numër domethënës i tyre qëndroi në Armeni. Disa prej tyre gjenden këtu në formë proteste për veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Shumë prej tyre nuk janë të gatshëm të flasin për sulmin nga frika se qeveria mund të hakmerret ndaj të afërmve të tyre në Rusi.

Yevgeny është shtetas rus me origjinë ukrainase. Ai thotë se nuk kupton se ç’po ndodh në Ukrainë.

“Është e vështirë të imagjinosh që në shekullin e 21-të, njerëzit ende bëjnë diçka të tillë. Metodat mbeten të njëjtat. Është e vështirë të imagjinosh se në vend që të arrijnë një marrëveshje, njerëzit vazhdojnë të vriten. Është e çuditshme”, thotë Yevgeny Likhogrud.

Ai erdhi në Armeni në mënyrë që të vazhdojë punën me klientët ndërkombëtarë. Ai thotë se sanksionet e kanë bërë të pamundur të vazhdojë punën në Moskë.

“Kam punuar me shtetas të huaj për tetë vitet e fundit, por e humbëm mundësinë të punojmë për shkak të Rusisë. Të gjithë punëdhënësit e mëdhenj nga jashtë i mbyllën llogaritë tona dhe na thanë drejtpërsëdrejti se nuk duan të punojnë me ne, me përjashtim të rastit nëse shkojmë diku tjetër dhe hapim llogari në ato vende. Ardhja në Armeni ja vlejti në shumë mënyra”, thotë zoti Likhogrud.

Ai thotë se gjërat janë disi të vështira, por se atij i pëlqen Armenia.

“Çmimet janë rritur rishtazi, por është e drejtë pasi shumë njerëz janë zhvendosur këtu nga Rusia. Nuk na mungon asgjë, ushqimi është i shijshëm dhe i lirë, dhe ka internet. Është ngrohtë në çdo kuptim. Njerëzit na mbështesin dhe mundohen të ndihmojnë me çdo mënyrë. Nuk ekziston diçka e tillë në Rusi”, thotë zoti Likhogrud.

Çdo javë, numri i rusëve në Armeni rritet, ndërsa biznese të tëra po zhvendosen. Rusët mund të qëndrojnë lirisht në Armeni deri në gjashtë muaj, periudhë pas së cilës duhet të largohen nga vendi. Shumë prej tyre këtu nuk duan të japin emrin e tyre të vërtetë.

“Do kthehem së shpejti në Rusi. Erdha këtu që të shikoj Armeninë. Edhe me sy të lirë e dallon që këtu ka shumë rusë. Kur erdhëm vjet nuk kishte fare trafik, por këtë herë ka shumë”, thotë një shtetas rus.

Për shumë rusë, zhvendosja në Armeni është një mënyrë për të vazhduar punën, për të treguar mbështetje për Ukrainën, ose për të shmangur mobilizimin në ushtri nëse lufta zgjat.

Shumica shpresojnë që sulmi të përfundojë së shpejti, por pak besojnë se gjërat do të rikthehen siç ishin./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ju që keni partnerë dikë të shenjës së Dashit, e dini kë keni në krahë?

Story i radhës

Trenat që largohen nga qytetet e Ukrainës janë mbushur me më të rrezikuarit e vendit

Të fundit nga

​Milani emëron trajnerin e ri

Milani konfirmon emërimin e Sergio Conceiçao si trajner i ri i tyre, duke thënë se portugezi ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2026. “AC Milan njofton se Sérgio Paulo Marceneiro da Conceição

Avokati Rrecaj: Kurti po synon me kap gjyqësorin

Avokati Visar Rrecaj ka thënë se kryeministrit siç duket nuk i pëlqen emri dhe figura e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj. Sipas Rrecajt kryeministri në një intervistë nuk ka
ShkoLartë