Drejtori i Institutit Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar fillimin e heqjes së barrikadave në pjesën veriore.
Për largimin e këtyre pengesave, ai ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë.
“Fillon largimi i barikadave! Lajm i mirë. Faleminderit partnerëve ndërkombëtare”, ka shkruar Miftaraj.
Para pak momenteve, personat e maskuar kanë filluar ndezjen e kamionëve që gjenden në barrikadën e fshatit Rudarë, të cilët pritet t`i largohen nga rruga.