MicroStrategy ka shtuar numrin e Bitcoin nën posedime duke blerë për javën e 9-të me radhë. Sot kompania ka më shumë Bitcoin sesa çdo firmë tjetër.
MicroStrategy bleu 1,070 BTC për 101 milionë dollarë duke e sjellë totalin në 447,470 BTC. Lajmin e dha ekzekutivi i saj Michael Saylor në rrjetin social X. Blerja mesatare e fundit për Bitcoin ishte 94,004 dollarë, duke rritur çmimin mesatar të blerjes së të gjithë Bitcoinëve nën posedim në 62,503 dollarë.
Për më tepër MicroStrategy tha se do të ngrinte 2 miliardë dollarë për të blerë akoma më shumë Bitcoin. Investimi total i kompanisë në Bitcoin është 27,97 miliardë dollarë.
Blerja e fundit erdhi pasi kriptomonedha u tërhoq deri në 91 mijë dollarë dy javët e fundit të Dhjetorit. Megjithatë në ditët e para të Janarit u ngjit mbi 100 mijë dollarë përsëri duke dhënë sinjale të forta për vendosjen e rekordeve të reja në muajt në vijim.
Vetëm gjatë Dhjetorit MicroStrategy bleu 45,730 BTC ndërsa borxhi i kompanisë arriti në 7.274 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL