Një hetim ndaj Microsoft për praktika anti-konkurrencës është hapur pothuajse tre vite pasi Slack udhëhoqi ankesën e parë ndaj kompanisë.
Komisioni Evropian hapi hetimin ndaj Microsoft për bashkimin e Teams me suitën e aplikacioneve të produktivitetit Office nëse është në shkelje të ligjeve të konkurrencës.
Slack paditi kompaninë pranë Komisionit Evropian në 2020-ën duke thënë se integrimi i Teams në Microsoft 365 ose Office 365 është i paligjshëm duke qenë se kompani bllokon përdoruesit nga heqja e softuerit.
Në Prill Microsoft vendosi të heqë Teams nga suita Office në përpjekje për të parandaluar hetimin por tha se nuk e kishte të qartë sesi do ta bënte.
Përpjekja nuk mjaftoi për të shmangur shqetësimet e autoriteteve dhe gjetur një zgjidhje. Në njoftimin për hapjen e hetimit, Komisioni Evropian tha se është i shqetësuar për mënyrën sesi Microsoft përdor popullaritetin e Office për të krijuar një avantazh kundrejt rivalëve dhe duke mos ju dhënë përdoruesve opsionin për ta hequr produktin.
Nuk është hera e parë që Microsoft e gjen veten në kurs përplasjeje me Komisionin Evropian. Në 2009-ën kompania ra dakord që tu ofronte përdoruesve opsione të ndryshme shfletuesish në vend që ti detyrojë të përdorin Internet Explorer për Windows. Katër vite më pas Microsoft u gjobit me 561 milionë euro pasi funksionaliteti nuk ekzekutohej siç duhet. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL