microsoft thote se hakimi i sistemeve te tij u sponsorua prej qeverise ruse 65abbd84538b2

Microsoft thotë se hakimi i sistemeve të tij u sponsorua prej Qeverisë ruse

January 20, 2024
1 minut lexim

Hakerë të lidhur me Qeverinë ruse kanë fituar qasje në emailet e disa zyrtarëve të lartë të Microsoftit, ka thënë ky gjigant amerikan të premten.

Sulmi ka nisur në fund të nëntorit dhe është zbuluar më 12 janar, ka thënë kompania softuerike, përmes një deklarate.

Hakerët kanë shkarkuar disa dokumente që kanë qenë nëpër emaile, mirëpo kompania nuk ka treguar se kush është prekur prej këtij veprimi, duke përmendur vetëm “një përqindje të vogël të punëtorëve”.

Deri më 30 qershor, Microsofi ka pasur rreth 221.000 punëtorë.

“Microsofti e ka identifikuar kërcëninim si Midnight Blizzard, aktor i sponsoruar prej shtetit rus, që njihet edhe si Nobelium”, ka thënë kompania amerikane.

Microsoft ka thënë se fillimisht hakerët e kanë shënjestruar informacionin që është lidhur me grupin e tyre, dhe më pas e kanë shtrirë operacionin./REL

MARKETING

RENT A CAR

mbi 200 raste me tuberkuloz gjate 2023 es u trajtuan ne pulmologji 65abba3e2357f
Story i mëparshëm

​Mbi 200 raste me tuberkuloz gjatë 2023-ës u trajtuan në Pulmologji

aksidentohen kater automjete njeri transportonte emigrante 65abbdc22b367
Story i radhës

Aksidentohen katër automjete, njëri transportonte emigrantë

Të fundit nga

Sot riga shiu dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga
ShkoLartë