aksidentohen kater automjete njeri transportonte emigrante 65abbdc22b367

Aksidentohen katër automjete, njëri transportonte emigrantë

January 20, 2024
1 minut lexim

Mbrëmë në ora 19.30 në rrugën Gjevgjeli – Bogdanci, në urën e lumit Vardar ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave të markës “Mercedes”, njëra nga të cilat ka transportuar emigrantë nga Siria, një veture të markës “Opel Corsa” dhe një “Hyundai”, shkruan Portalb.mk.

Mbrëmjen e të premtes në ora 19.30 në Stacionin Policor Gjevgjeli është raportuar se në rrugën Gjevgjeli – Bogdanci në urën e lumit Vardar ka pasur një aksident të rëndë.

Mercedesi, i cili ka qenë me targa të regjistrimit të një veture tjetër, ka qenë duke transportuar shtatë emigrantë nga Siria. Shoferi është një 48 vjeçar me iniciale B.M. nga Makedonska Kamenica.

Mercedesi tjetër është me targa të Gjevgjelisë, shoferi i të cilës është 37 vjeçari G.K. nga fshati Stojakovë.

Opel Corsa, me targa të Gjevgjelisë, është drejtuar nga një 63 vjeçar me iniciale B.J. nga fshati Bogorodicë.

Hyundai, gjithashtu me targa të gjevgjelisë, është drejtuar nga 42 vjeçari me iniciale D.T. nga Gjevgjelia.

Në aksident ka ndërruar jetë personi B.J., që e ka drejtuar veturën Opel Corsa, kurse pasagjeri i kësaj veture, E.J., 63 vjeçar, është i plagosur rëndë. Gjithashtu është plagosur rëndë transportuesi i emigrantëve B.M., ndërsa emigrantët kanë pësuar lëndime trupore, të diagnostikuar në spitalin e Gjevgjelisë.

Në vendin e ngjarjes ka bërë kontroll ekipi i Stacionit Policor Gjevgjeli dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.

MARKETING

RENT A CAR

microsoft thote se hakimi i sistemeve te tij u sponsorua prej qeverise ruse 65abbd84538b2
Story i mëparshëm

Microsoft thotë se hakimi i sistemeve të tij u sponsorua prej Qeverisë ruse

aksidenti tragjik ne rrugen gjevgjeli bogdanci mpb njeri automjet po transportonte ilegalisht emigrante nga siria 65abbeb1d15dd
Story i radhës

Aksidenti tragjik në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci, MPB: Njëri automjet po transportonte ilegalisht emigrantë nga Siria

Të fundit nga

ShkoLartë