Microsoft prej kohësh ka nisur përpjekjet për të unifikuar OneNote dhe OneNote për Windows 10 në një aplikacion të vetëm që prej vitit të kaluar dhe tashmë në Windows Store është vetëm një aplikacion OneNote.
Shkrirja e madhe e OneNote ka shikuar disa veçori të aplikacionit universal OneNote për Windows 10 të mbërrijnë në aplikacionin tradicional OneNote së bashku me një rifreskim vizual.
Tani Microsoft dëshiron që ju të shkarkoni versionin e duhur të OneNote. “OneNote për Windows 10 nuk do të jetë më i disponueshëm në Microsoft Store,” shpjegoi ekipi i OneNote përmes një postimi në blog.
“Do të vijojë të funksionojë, por nuk do të ketë veçori të reja dhe të arrijë fundin e suportit në Tetor të 2025.”
Në muajt e fundit funksionalitetet e “bojës dhe diktimit” kanë mbërritur në aplikacionin kryesor të OneNote së bashku me një shirit të thjeshtuar me një linjë butonash që e bën ndërfaqen në tërësi të aplikacionit të duket më pak i ngarkuar.
Por ky version i plotë i OneNote nuk duket aq i lehtë për sistemin sa versioni me prekje i OneNote. Kjo sepse OneNote for Windows 10 ishte një prej aplikacioneve universale më të mira të Microsoft edhe pse kompania në tërësi ka hequr dorë nga platforma e aplikacioneve universale. /PCWorld Albanian