Microsoft është gati të rihapë zyrat pas dy vitesh mbyllje për shkak të pandemisë. Kompania tani ka planifikuar të rikthejë punonjësit nëpër zyra duke data 28 Shkurt ndërsa shërbimet do të jenë të disponueshme plotësisht për punonjësit dhe vizitorët.
Më stafi do të ketë 30 ditë kohë të adoptojë një model pune, fizikisht, nga shtëpia apo në mënyrë hibride.
Microsoft justifikoi vendimin me ritmin e lartë të vaksinimit dhe rënies së shtrimeve në spitale dhe vdekjeve.
Kompani të tjera si Meta kanë planifikuar të hapin dyta nga data 28 Mars. Apple ende nuk ka një datë fikse ndërsa Amazon ka filluar të heqë detyrimin e përdorimit të maskës.
Vendimi i Microsoft është sinjal besimi se më e keqja e Covid-19 ka kaluar dhe varianti Omicron është lënë pas gjithashtu. /PCWorld Albanian