Microsoft rifreskon laptopin buxhetor Surface Laptop Go

June 1, 2022
1 minut lexim

Microsoft ditën e Mërkure filloi të merrte porosi për Surface Laptop Go 2, rifreskimi i parë i modelit buxhetor.

Kompjuteri fillon nga 599 dollarë, një rritje prej 50 dollarësh krahasuar me Surface Laptop Go që kompania lançoi në 2020.

Gjiganti i teknologjisë ka adoptuar një strategji përditësimesh të vogla për linjën Surface e cila solli vetëm 5% rritje të ardhurash në raportin e fundit financiar.

Microsoft nuk ka arritur ta shndërrojë Surface në një hit gjatë 10 viteve që produkti ka qenë i disponueshëm. Kompania kishte vetëm 0.6% të pjesës së tregut të kompjuterëve desktop dhe laptop në tre mujorin e parë të 2022 sipas IDC-së.

Por shumica e produkteve Surface kanë pasur çmime 1 mijë dollarë e sipër, ndërsa Surface Laptop Go 2 shkon për konsumatorët dhe bizneset që nuk duan të shpenzojnë.

Laptopi i ri është origjinal me modelin e parë me ekran 12.4-inç, 4GB RAM dhe një skaner të shenjave të gishtërinjve. Modeli i ri vjen me Windows 11 ndërsa i pari ishte me Windows 10.

Microsoft ka ofruar kalimin falas në Windows 11 për ata që blejnë modelin e parë Surface Laptop Go. Modeli bazë ka 128GB memorie nga 64GB modeli i kaluar.

Sipas Microsoft bateria zgjat për 13 orë e gjysmë, 30 minuta më shumë se Surface Laptop Go. Duke qenë se kemi të bëjmë me një harduer të fundit, edhe komponentët duhet të jenë të tillë por jo. Është gjenerata e 11-të Core i5 dhe jo e 12-të që Dell apo HP kanë vendosur në laptopët e tyre. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Lufta mund të përfundojë nesër, nëse Rusia i jep fund agresionit”

Story i radhës

Nikollovski: Krizë është, por kemi siguruar gjithçka që mund të sigurohet

Të fundit nga

ShkoLartë