Nikollovski: Krizë është, por kemi siguruar gjithçka që mund të sigurohet

Këtë vit do të duhet të ndryshojmë vetëdijen, do të ndryshojmë gjithçka në bujqësi dhe do të duhet të bëjmë atë që kërkon tregu. Nëse jemi vendi më i harmonizuar me politikën e përbashkët evropiane, do të duhet ta tregojmë në veprim”, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski në fjaliminnë ngjarjen me rastin e 1 qershorit, Ditës Botërore të Qumështit, që u mbajt në oborrin e ndërmarrjes “Bimilk” në Manastir.

“Krizë është, por kemi siguruar gjithçka që mund të sigurohet. I vetmi vend në rajon ku plehrat subvencionohen me 40 për qind, mbështetja për naftën e gjelbër tani, me ribalancimin do të ndryshohet në 100 për qind. Në asnjë vend tjetër nuk ka fond ndërhyrjeje dhe këtë vit kemi 15 milionë euro plus për fondin e ndërhyrjes. Është obligim për të gjithë blegtorët dhe për të gjithë fermerët që të harmonizohen dhe të ndryshojnë gjërat së bashku dhe t’i bashkojmë të gjitha trendet, tha Nikollovski, duke u thënë prodhuesve të pranishëm të qumështit që të mos shqetësohen për pagesën e subvencioneve, sepse janë paraparë 500 milionë denarë për t’u paguar mjetet për të gjitha fazat.

Në fjalimin e tij, Nikollovski i theksoi të gjitha masat që Ministria po i ndërmerr për përkrahjen e prodhuesve të qumështit dhe fermerëve, me referencë të veçantë për modelin e ri të subvencioneve.
Ai përkujtoi se Ministria ka ndërmarrë një sërë masash për mbështetjen e fermerëve, siç është Programi i ri për pagesa direkte, kemi rritur subvencionet në blegtori.

“Një nga parametrat kryesorë për suksesin në prodhimin e qumështit dhe produkteve të qumështit është përzgjedhja e racave të duhura qumështore. Ky është viti i furnizimit historikisht më të lartë të gjedhëve me origjinë të lartë me potencial të lartë gjenetik. Blegtoria do të rinovohet me raca me qumësht të lartë. Me këtë do të kemi rritje të prodhimit të qumështit. Janë nënshkruar marrëveshje me 103 aplikantë të cilët do të përkrahen me një shumë totale prej mbi 253 milionë denarë me të cilat fermerët do të mund të blejnë gjithsej 3842 krerë bagëti me origjinë të lartë. Është veçanërisht e rëndësishme që fermerët të kenë ushqim të mjaftueshëm. Për këtë qëllim janë duke u përgatitur thirrje të reja publike për marrjen me qira të tokës bujqësore shtetërore mbi 3 ha, njëra prej të cilave do të jetë e destinuar për kultivimin e foragjereve”, tha Nikollovski.

Në të njëjtën kohë, ministri Nikollovski dërgoi urime për kompaninë “Bimilk” me rastin e jubileut, 70 vjet nga ekzistenca e tyre.

Story i mëparshëm

Microsoft rifreskon laptopin buxhetor Surface Laptop Go

Story i radhës

Arrestohet turku që rrahu me shkelma refugjaten siriane

Të fundit nga