microsoft largon qindra punonjes 634eb1140580e

Microsoft largon qindra punonjës

October 18, 2022
1 minut lexim

Microsoft ka larguar nga puna qindra punonjës në disa divizione të kompanisë sipas Axios duke u bërë lojtari i radhës i teknologjisë me largime masive nga puna për shkak të gjendjes të ekonomisë botërore.

Edhe pse gjiganti i teknologjisë nuk dha detaje apo sa njerëz janë prekur, Axios tha se besohet të jenë afro 1 mijë.

Largimet nga puna janë bërë në divizionet e pajisjeve, Xbox dhe ekipeve ligjore. Disa prej tyre ishin punonjës veteranë në kompani.

Shenjat e para për këtë lëvizje të madhe Microsoft i tregoi në fillim të vitit kur ngadalësoi punësimin për ekipet e Windows, Office dhe Teams. Në Korrik tha se kishte larguar më pak se 1% të fuqisë punëtore, afro 1800 nga 180 mijë punonjës që numëron.

Kompani të tjera teknologjike kanë vepruar njëlloj. Google ngadalësoi punësimin ndërsa Meta ka filluar me largime. /CIO Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

arsovska autobuset falas ne shkup ne gjysmen e dyte te vitit te ardhshem 634eaec39d8f9
Story i mëparshëm

Arsovska: Autobusët falas në Shkup në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm!?

bullgaria ndalon hapjen e klubit maqedonas ne bllagoevgrad 634eb14e49a77
Story i radhës

Bullgaria ndalon hapjen e klubit maqedonas në Bllagoevgrad

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë