Microsoft është duke punuar në një aplikacion PC Manager i cili do të rrisë performancën e kompjuterëve.
I ngjashëm me Ccleaner, një version beta i Microsoft PC Manager i cili përfshin edhe mjete për kontrollin e memories apo mbyllur procese, është bërë i disponueshëm.
Shumica e funksionaliteteve të tij janë integruar në Windows, por PC Manager i vendos të gjitha në një vend të vetëm. Madje ka një hapësirë për mbrojtjen e shfletuesve apo ndryshimin e shfletuesve parësor.
Opsioni për menaxhimin e memories ofron mundësinë për të menaxhuar aplikacionet ose hequr ato që rrallë herë përdoren.
Funksioni i menaxhimit të proceseve është një versioni i thjeshtuar i Task Manager ku me shpejtësi mund të mbyllin ato që zënë më tepër RAM.
Duke klikuar butonin kryesor “boost”, PC Manager heq të dhënat e përkohshme ruajtur në kompjuter dhe liron memorien.
Beta publike e PC Manager është e disponueshme në faqen zyrtare të Microsoft. /PCWorld Albanian