microsoft i jep lamtumiren xbox 360 me mbylljen e dyqanit vitin e ardhshem 64dfbffda1cb8

Microsoft i jep lamtumirën Xbox 360 me mbylljen e dyqanit vitin e ardhshëm

August 18, 2023
1 minut lexim

Microsoft zbuloi se dyqani Xbox 360 do të mbyllë dyert. Përdoruesit nuk do të mund të blejnë më lojëra, ekspansion apo çdo gjë tjetër në Xbox 360 e as Marketplace pas datës 29 Korrik 2024.

Çdo lojë origjinal Xbox ose Xbox 360 dhe DLC do të mbeten të disponueshme për Xbox One ose Xbox Series X dhe S.

Microsoft Movies & TV do të ndalojë së funksionuari në konsolë në të njëjtën ditë dhe përdoruesit nuk mund ta përdorin për të parë filma dhe shfaqje.

Çdo përmbajtje e blerë nga Xbox 360 store do të mbetet në librari dhe përdoruesit mund ta shohin në pajisjet Windows 10, Windows 11, Xbox One dhe Xbox Series X dhe S.

Ndërkaq funksionalitet multiplayer do të mbështeten në Xbox 360 për sa kohë publikuesit dhe zhvilluesit e mbajnë serverët e tyre aktive.

Konsola Xbox 360 ka mbushur 18 vite dhe kanë kaluar 5 vite që nga debutimi i lojës së fundit dhe për këtë arsye nuk ka kuptim për Microsoft të mbajë dyqanin hapur për të.

Mbyllja e dyqanit do ti ndalojë përdoruesit të blejnë sende dixhitale. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

zelensky ukraina ka marre pajisje te reja ushtarake nga vendet aleate 64dfbb8918aa1
Story i mëparshëm

Zelensky: Ukraina ka marrë pajisje të reja ushtarake nga vendet aleate

trnc kritikon forcat paqeruajtese te okb se per nderhyrjen ne ndertimin e nje rruge 64dfc03f41059
Story i radhës

TRNC kritikon forcat paqeruajtëse të OKB-së për ndërhyrjen në ndërtimin e një rruge

Të fundit nga

Ahmet Isufi-Kampion universitar në shah 2025

Organizuar nga Feferata e Sportit Universitar të Kosovës dhe mbështetur nga Federata e Shahut e Kosovës, në Sallën e shahut të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është zhvilluar xhiroja e
ShkoLartë