Microsoft eksperimenton me tabet në File Explorer

Microsoft ka filluar testimin e tabeve në eksploruesin e skedarëve në Windows 11. Funksionaliteti i ri është zbuluar nga zhvilluesit në versionet eksperimentale të Windows 11 dhe është një prej risive sekrete të Microsoft.

Konkretisht duke shtuar tabet në “File Explorer” në Windows 11, përdoruesit mund të hapin disa direktori në një dritare të vetme.

Microsoft filloi testimin e këtij formati navigimi në aplikacionet Windows 10 për herë të parë dhe më pas e testoi në File Explorer por që vendosi ta braktisë këtë projekt dhe asnjëherë nuk mbërriti zyrtarisht.

Me tabet Microsoft nuk do të ndryshojë asgjë në dizajnin e File Explorer. Windows File Explorer është pjesë e sistemit operativ që prej Windows 95 dhe përgjatë viteve dizajnerë të ndryshëm kanë krijuar koncepte për ta përmirësuar dhe modernizuar.

Ndërsa Microsoft ka bërë përmirësime, një zhvilluar ka shkuar aq larg sa të krijojë një aplikacion File Explorer që mund të shkarkohet në Windows Store. Jo vetëm që ka tabet por edhe tema e funksionalitete moderne. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Ballkanin nuk do ‘ia lemë’ Moskës”, Gjermania “vë veton”

Story i radhës

Çfarë janë “bombat budallaqe”, me të cilat Putini po mbjell vdekjen në Ukrainë

Të fundit nga