Microsoft Bing me AI bëhet i disponueshëm për të gjithë

March 16, 2023
1 minut lexim

Microsoft lnaçoi versionin Bing fuqizuar me ChatGPT muajin e kaluar në faze testimi beta duke dhënë pak jetë motorit të kërkimit i cili ka qenë gjithnjë nën hijen e Google.

Tashmë Microsoft ka hapur Bing-un e ri për të gjithë ata që duan ta përdorin raportoi Windows Central. Në faqen e regjistrimit ende thuhet “bashkohuni listës së pritjes,” por përdoruesit po marrin akses të menjëhershëm.

Microsoft ende nuk ka konfirmuar ndryshimin ndërsa kompania sot mbajti evenimentin “Rishpikja e produktivitetit me AI.” Kompania prezantoi mjetet e para të inteligjencës artificiale në Microsoft 365.

Gjithashtu konfirmoi se Bing i ri është fuqizuar nga motori GPT-4 i inteligjencës artificiale që prej 5 -javësh përpara se OpenAI ta zbulonte dy ditë më parë për të gjithë.

Modeli më i fundit gjuhësor i OpenAI mund tu përgjigjet teksteve dhe imazheve.

Microsoft ishte një prej mbështetësve të parë të ChatGPT dhe OpenAI duke investuar 2 miliardë dollarë në 2021. Në fillim të këtij viti partneriteti u zgjerua më tutje me një investim multi-miliardë dollarësh. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Paga minimale 40 mijë lekë/ Rama: Nisim takimet me sipërmarrjet private për rritjen e mëtejshme të rrogave të punonjësve

Story i radhës

Zjarr te shtëpia, gazetari i RTK-së: Dikush ia vuri flakën me m’frikësu, s’ia arrijnë qëllimit

Të fundit nga

Melinda shfaqet provokuese nga pushimet

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptarë. Krahas muzikës, Melinda vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi po qëndron për pushime në

Gmail mori një funksion shumë të mirë

Përdoruesit e shërbimeve të Google do të kenë në dispozicion automatikisht përmbledhje të emaileve të gjata përmes mjetit Gemini, pa pasur nevojë që vetë përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim. Ky funksion i
sqmken
ShkoLartë