Paga minimale 40 mijë lekë/ Rama: Nisim takimet me sipërmarrjet private për rritjen e mëtejshme të rrogave të punonjësve

Kryeministri, Edi Rama nëpërmjet një postimi në facebook, ka bërë me dije se kanë nisur takimet me përfaqësues të sipërmarrjes private për të diskutuar mbi domosdoshmërinë e rrites së mëtejshme të pagave.

Ai shtoi se qeveria po bën gati korrektimin e të gjithë skemës së pagave, pas rritjes së pagës minimale, e cila nga muaji prill do jetë në shifrën 40 mijë lekë.

“Nisim takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë lek. Ndërkohë që qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës”-shkruan Rama. 

Me vendim të qeverisë, nga 1 prilli i këtij viti do të rritet paga minimale në Shqipëri. Nga 34 mijë lekë në muaj, që është aktualisht, paga minimale do të arrijë në 40 mijë lekë me qëllim lehtësimin e pasojave të inflacionit. Qeveria ka bërë me dije se synimi me politikën e ndërmarrë është kapërcimi i nivelit të pagave minimale në rajonin e Ballkanit Perëndimor në raport me vendet e tjera.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA: Armëpushimi në Ukrainë do të “ratifikonte” fitimet territoriale të Rusisë

Story i radhës

Microsoft Bing me AI bëhet i disponueshëm për të gjithë

Të fundit nga