Micotakis: Duhet të sigurojmë zgjidhje për çështjen e hapur ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

min lexim

Për perspektivën eventuale të BE-së për Ukrainën dhe Moldavinë, mes tjerash, foli kryeministri grek Kirjakos Micotakis në diskutimin në kuadër të Kongresit të 27-të të Partisë Evropiane Popullore në Roterdam, ku theksoi se megjithatë nuk guxon të pengohet rendi, të mos harrohet Ballkani Perëndimor, duke theksuar se prioritet i parë është zgjidhja e çështjes së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që të fillojnë bisedimet me BE-në, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis sqaroi se për një muaj do të mbahet debat për anëtarësimin e ardhshëm të Moldavisë dhe Ukrainës në Bashkimin Evropian, potencoi se diskutimi “nuk do të jetë i lehtë, sepse tashmë ndjejmë se ka qëndrime të ndryshme në Këshillin Evropian”, por edhe se e presin mendimin e Komisionit Evropian.

Shtoi se “nëse me të vërtetë ekziston bota para dhe pas 24 shkurtit, kjo duhet të merret parasysh kur mendojmë për atë se sa duam të jemi të hapur që t’iu ofrojmë status të kandidatëve këtyre vendeve”.

“Nga ana tjetër, nuk guxojmë ta harrojmë Ballkani Perëndimor. Kjo është temë që na prek thellë. Duhet të jemi të sigurt se nuk do të dërgojmë sinjal se rendi është penguar. Edhe prioriteti i parë të cilin e kemi në këtë kuptim është që të sigurojmë zgjidhje për çështjen e hapur ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, që të mundemi, si Bashkim Evropian, t’i fillojmë bisedimet relevante me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Micotakis.

Theksoi se duhet të njihet veçantia e asaj që ndodhi në Ukrainë, por pa harruar faktin se ka edhe vende të tjera në këtë proces.

 

Story i mëparshëm

Publikohet analiza sekrete britanike: Ushtria e Putinit buzë kolapsit

Story i radhës

Kush rëndon më tepër tek Besa, ardhacaku nga BDI, Fatmir Limani apo Arjanit Hoxha

Të fundit nga