Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski vazhdon maratonën opozitare nëpër rrugën në të cilën më herët rrugëtonte kreu i atëhershëm i VMRO-së, Nikolla Gruevski, njofton indeks.mk
Kreu aktual, Mickoski nuk ka lënë gjë pa kopjuar nga paraardhësi i tij, ai së fundmi mbrëmë e kopjoi Gruevskin edhe në fjalimin e tij para turmës së protestuesve.
Ai u kthye në kohën e Gruevskit dhe u bëri thirrje shqiptarëve që ti bashkëngjiten VMRO-së për ta luftuar BDI-në, thirrje që Gruevski bënte nëpër tubime të VMRO-së duke kërkuar 61 deputet që të mos kushtëzohet nga BDI-ja e Ahmeti.
Por përkundër thirjeve për t’ju bashkuar VMRO-së, kreu aktual, Hristian Mickoski ofendoi mbrëmë shqiptarët duke u thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është analfabet dhe nuk kupton Gjeografi e Histori.