mickoski zvicra eshte nje nga partneret tane me te rendesishem ne bashkepunimin zhvillimor 69f248e205bc2

Mickoski: Zvicra është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm në bashkëpunimin zhvillimor

April 29, 2026
1 minut lexim

Fillimisht, më lejoni që edhe një herë t’i uroj mirëseardhje të ngrohtë Presidentit të Konfederatës Zvicerane dhe t’i dëshiroj që të shijojë motin e bukur këtu në Shkup. Jam i sigurt se deri tani gjithëçka kaloi kalvërtet shumë mire, të lëmë hapësirë, supozoj, për përkthimin dhe më pas do të vazhdoj.

Kishim një takim pune vërtet të shkëlqyer, një drekë pune shumë të këndshme me delegacionin e lartë që Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Konfederatës Zvicerane, e solli me vete këtu. Ne gjithashtu, nga ana e Qeverisë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit ishim të pranishën në atë që mund ta quaj një takim bilateral.

Diskutuam për të gjitha mundësitë, për sfidat, por edhe për gjithçka që na lidh dhe se si t’i rrisim dhe forcojmë të gjitha këto në periudhën që vjen.

Jam i bindur se në periudhën që pason, marrëdhëniet tona bilaterale do të arrijnë nivelin që edhe ne e presim, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar.

Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Maqedonisë, si dhe të qytetarëve maqedonas, dua ta falënderoj personalisht Sh.T., Presidentin e Konfederatës Zvicerane, për të gjithë ndihmën që japin dhe për gjithë mbështetjen që kanë ndaj nesh si shtet. Unë, si Kryetar i Qeverisë maqedonase, mund të them se do të punojmë intensivisht për forcimin dhe ngritjen në një nivel më të lartë të marrëdhënieve tona bilaterale.

Edhe një herë faleminderit Sh.T., Presidentit të Konfederatës Zvicerane.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

i shkuan huq 100 mije dollare nenes se kimit i shkrihet filleri 69f24303269a6
Lajmi i mëparshëm

I shkuan huq 100-mijë dollarë, nënës së Kimit i shkrihet filleri?

eshs bie eksporti i mallrave teksa importi mbetet pothuajse i njejte 69f24a2cead18
Lajmi i radhës

ESHS: Bie eksporti i mallrave, teksa importi mbetet pothuajse i njejtë

Të fundit nga

ShkoLartë