“80 % E QYTETARËVE KUNDËR NDRYSHIMEVE KUSHTETUTESE”
Derisa në Kuvend ka nisur procedura për ndryshimet kushtetutese VMRO DPMNE vijon të mbes në qëndrimin e njejtë. Kreu saj, Hristijan Mickoski tha se kërkesa e kryeministrit Dimitar Kovaçevski për arritjen e një konsensusi për miratimin e ndryshimeve kushtetuese është e vonshme. Sipas Mickoski për partinë e tij është e rëndësishme mendimi i 80 përqind i qytetarëve të cilët janë kundër ndryshimeve kushtetuese.
“Tani është tepër vonë për diçka të tillë. Me kryeministrin Kovaçevski tani mund të flasim vetëm për një konsensus, e ai janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare” – tha Hristijan Mickoski.
Duke iu kundërpëgjigjur presidentit të Shtetit, Stevo Pendarvoski i cili tha se nuk i kupton argumentet e VMRO-DPMNE-së kundër ndryshimeve ksuhtetutese, Mickoski tha se Pendarvoski tani për tani ka hallin që të siguroj mbështetje për mandatin e dytë nga LSDM dhe BDI.
“Ne e kuptojmë presidentin Pendarovski, sepse presidenti Pendarovski aktualisht është hall për të marrë mandatin e dytë dhe për të marrë mbeshtetjen e LSMD-së dhe BDI-në dhe mendon se në këtë mënyrë do të rizgjedhet, gjë që mendoj se është një vlerësim i gabuar dhe vetëm po e humb imazhin dhe dinjitetin njerëzor, por le të vazhdojë të gjunjëzohet” – tha Mickoski, kreu i VMRO-DPMNE-së.
Nisma për ndryshimin e Kushtetutës mbërriti n; Kuvend dhe nga dje vijojnë afatet për procedimin e së njëjtës.