mickoski si gruevski kerkon 61 deputete qe te mos varet nga shqiptaret 639360641876d

Mickoski si Gruevski, kërkon 61 deputetë që të mos varet nga shqiptarët !

December 9, 2022
1 minut lexim

Shkup, 9 dhjetor – Lideri i VMRO-DPMNE-së, ka përforcuar retorikën e tij nacionaliste ndërsa në opinion del e thotë se shpreson në votat e shqiptarëve, informon Zhurnal.

 

Ai të martën në një ngjarje partiake në komunën e Gjorçe Petrovit, para qytetarëve dhe bashkëpartiakëve të tij, ka thënë se VMRO-DPMNE është fitues absolut në zgjedhjet e ardhshme parlamentare por ka kërkuar që të fitohen sa më tepër mandate të deputetëve, me qëllim që të “mos ketë nevojë për shqiptarët”.

“Nëse dikush ka dilema nëse VMRO-DPMNE do të fitojë, ju lutem mos keni dilema, VMRO-DPMNE sigurisht se od të fitojë. Por pse kjo është një fitore e rëndësishme me numër më të madh të deputetëve? Pse them 61 deputetë dhe shumicë në Parlament? Sepse sot ne jetojmë nën një aparthejd të dyfishtë. Sepse Maqedonia dhe qeveria e Maqedonisë, e udhëheqë pakica. E udhëheqë partia pakicë e popullit pakicë, e ajo është BDI. Nga ana tjetër, partneri i tyre i koalicionit dhe partia pakicë maqedonase LSDM. Për këtë them se ne jemi në një aparthejd të dyfishtë dhe për këtë them se neve na duhen 61 deptuetë”, tha Mickoski.

Këto qëndrime të Mickoskit padyshim se janë të ngjashme me deklaratat e paraardhësit të tij, Nikolla Gruevski i cili gjithashtu kërkonte të mbledhë mbi 60 deputetë që të mos ndikohet nga blloku shqiptar.

Pas këtyre zgjedhjeve, VMRO-DPME me të vërtetë fitoi 63 deputetë dhe koalicionoi me BDI-në, gjë që çoi deri te një dëshpërim i madh te anëtarët e VMRO-DPMNE-së.//Zhurnal.mk

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

kaka ne brazil nuk e duan kombetaren 6393600ec60c4
Story i mëparshëm

Kaka: Në Brazil nuk e duan kombëtaren!

alternativa lufta kunder korrupsionit eshte beteja jone me e rendesishme 639362bf7a1c8
Story i radhës

AlternAtivA: Lufta kundër korrupsionit është beteja jonë më e rëndësishme

Të fundit nga

ShkoLartë