Kaka: Në Brazil nuk e duan kombëtaren!

Sipas Ricardo Kaka-s në Brazil jo të gjithë janë tifozë të kombëtares, madje ai thekson në një intervistë të dhënë së fundmi, se ka nga ata që nuk e durojnë dot ekipin e sidomos Neymar.

“Është e çuditshme të thuhet, por jo të gjithë në Brazil janë tifozë të ekipit kombëtar.

Shumë, në Brazil, flasin për Neymar në mënyrë negative. Ndoshta do të jetë për shkak të politikës, fakti është se brazilianët ndonjëherë e bëjnë këtë, nuk dinë të njohin madhështinë e talenteve të tyre“-u shpreh ai.

Më tej sipas ish-yllit të Milan dhe Brazilit theksoi se në vendin e tij as ndaj Ronaldo fenomenit nuk dinë të tregojnë respekt dhe e shohin si njeri pa vlera.

“Në Brazil, Ronaldo shihet si një burrë i trashë që ecën në rrugë, në Katar ai merr komplimente sa herë që kalon rrugët,”-deklaroi Kaka.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestimet për komplotin e dyshuar në Gjermani

Story i radhës

Mickoski si Gruevski, kërkon 61 deputetë që të mos varet nga shqiptarët !

Të fundit nga