mickoski sa me gjate qe kjo qeveri te qendroj ne pushtet aq me pak njerez do mbeten ne maqedoni 63a2f904342aa

Mickoski: Sa më gjatë që kjo qeveri të qëndroj në pushtet, aq më pak njerëz do mbeten në Maqedoni

December 21, 2022
1 minut lexim
mickovski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski edhe njëherë kërkoi zgjedhje të parakohshme, sepse siç u shpreh ai sa më gjatë që kjo qeveri të qëndroj në pushtet, aq më pak njerëz do të mbeten në Maqedoni.

Mickoski derisa komentoi alarmet për bomba akuzoi pushtetin për paaftësi në përballjen dhe zgjidhjen e këtyre incidenteve.

Reklama
“Janë të paaftë, sistemi ka dështuar nuk dinë se çfarë bëjnë. Është koha për zgjedhje të parakohshme që të vijnë njerëz në institucione, njerëz që dinë se si të përballen me këto incidente.

Sot është loja me bomba, nesër do të vij diçka tjetër, dhe kështu ne do të sillemi në rreth… Këto i mbajnë njerëzit në panik, në frikë, njerëz të paaftë. Me një fjalë, janë të paaftë andaj na nevojiten zgjedhje të parakohshme.

Reklama
Një gjë është e qarta sa më gjatë të qëndroj kjo qeveri, aq më pak njerëz do të mbeten këtu”, tha Mickoski.

MARKETING

RENT A CAR

sekretari i nato s ne fjalimin e fundvitit permend edhe kosoven i con mesazhe edhe moskes 63a2f886077af
Story i mëparshëm

Sekretari i NATO-s në fjalimin e fundvitit përmend edhe Kosovën, i çon mesazhe edhe Moskës

vjen rrefimi shokues i legjendes se njohur ne burg donin te me vrisnin per kete arsye absurde 63a2f9b3db03e
Story i radhës

Vjen rrëfimi shokues i legjendës së njohur: Në burg donin të më vrisnin për këtë arsye absurde

Të fundit nga

ShkoLartë