Mickoski: Qeveria të pranoj kërkesat e SASHK-ut, populli është ngopur nga politikanë të paaftë!

April 11, 2022
1 minut lexim

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, i ka bërë thirrje  qeverisë që  të pranojë kërkesat e SASHK-ut dhe ligjin për nivelim të pagave, që është propozim i VMRO-DPMNE-së  dhe  menjëherë ta kthejë në procedurë parlamentare.

Mickoski deklaroi se populli është ngopur thjesht me politikanë të paaftë, politikanë që kujdesen vetëm për buxhetet e tyre personale, dhe nuk i intereson standardi i punëtorit, i qytetarëve  dhe prandaj na ndodhin këto trazira sociale.

“Të pranohen kërkesat dhe të nivelizohen të ardhurat e punëtorëve, sepse është vërtet e vështirë të jetosh, sepse inflacioni është i madh. Inflacioni muajin e kaluar ishte 8.8% në vit dhe kjo është me të vërtetë një normë jashtëzakonisht e lartë që do të tejkalojë të gjitha parashikimet e parashikuara më parë nga kjo qeveri jo e besueshme”, ka deklaruar Hristijan Mickoski, raporton SHENJA.

Ai nga Koçani theksoi se si opozitë kanë  paralajmëruar se do të ndodhë kjo situatë dhe për këtë arsye ,  Kuvendit i kanë propozuar ligjin për nivelizimin e pagave, por askush nga qeveria jo kredibile nuk do t’i dëgjojë, këshillat e opozitës dhe kërkesat e punëtorëve, përmes sindikatave të ndryshme.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SASHK: Greva do të vazhdojë edhe nesër

Story i radhës

Ancelotti: Ne varemi nga Benzema dhe kjo më bën shumë të lumtur

Të fundit nga

ShkoLartë