mickoski per fatin e fatmir limanit vendos vlen i 69fc81d497f5a

Mickoski: Për fatin e Fatmir Limanit vendos VLEN-i

May 7, 2026
1 minut lexim
hristijan mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur sot nëse Fatmir Limani do të vazhdojë ta ushtroj detyrëen e ministrit, pas deklaratave të tij, se ka përfunduar punë me koalicionin VLEN, tha se për këtë duhet të pyetet udhëheqësia e VLEN-it.
Ai ka theksuar rëndësinë e VLEN-it si partner koalicioni i cili, sipas Mickoski, me patjetër se do të vazhdojë të jetë në Qeveri.
“Për ne VLEN është partner strategjik në kuadër të Qeverisë, kështu që këtë pyetje duhet ta drejtoni aty”, tha Mickoski.
Përndryshe, zv/kryeministri i parë Bekim Sali, mbrëmë deklaroi se me rikontruimin e Qeverisë, emri i Fatmir Limanit nuk do të jetë në mesin e emrave të propozuar si ministër nga radhët e VLEN-it.
“Mirëpo, një gjë mund ta them se nuk do të jetë në listën e ministrave që i propozon VLEN-i”, ka deklaruar Sali.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shendrit lumi ndez debat per west side family gen z nuk i ndjek me artistet e vjeter 69fc7ad7acda4
Lajmi i mëparshëm

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

dita e fundit e afatit elezi 20 parti njoftuan pjesemarrjen ne zgjedhje 69fc94b09bc26
Lajmi i radhës

Dita e fundit e afatit, Elezi: 20 parti njoftuan pjesëmarrjen në zgjedhje

Të fundit nga

ShkoLartë