Në konferencën për shtyp të sotme, Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi për nisjen e aksionit për uljen e çmimeve të më shumë se 600 produkteve ushqimore, që do të fillojë më 15 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 15 janar.
“Për ne është një nder i madh që sot jemi këtu së bashku me ministrin e Ekonomisë, zëvendësin e tij, drejtorin e Inspektoratit të Tregut, si dhe përfaqësuesit e Odave Ekonomike dhe sindikatave. Për herë të parë, në një vend u mblodhën të gjitha palët – punëdhënësit, punëtorët, prodhuesit dhe shpërndarësit. Së bashku arritëm të gjejmë kompromis dhe të biem dakord që çmimet e më shumë se 600 artikujve të ulen gjatë periudhës 15 dhjetor – 15 janar,” deklaroi Kryeministri Mickoski.
Ai ka shtuar se kjo iniciativë nuk realizohet nëpërmjet masave intervenuese ose me kufizimin e çmimeve, por nëpërmjet konsensusit mes të gjitha palëve.
Burimi: alfax.mk