Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarin e partisë, Timço Mutsunski, kanë realizuar sot takim me ambasadorin e Republikës së Hungarisë, Andrash Klajn.
Në takim u bisedua për situatën aktuale politike dhe ekonomike, krizën energjetike dhe nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Mickoski, siç njoftojnë nga VMRO – DPMNE, theksoi se shteti krahas krizës ekonomike po përballet edhe me krizë energjetike, duke theksuar se për shkak të mosdëgjimit nga ana e Qeverisë së LSDM-së, qytetarët po përballen në mënyrë plotësuese edhe me krizë energjetike.
Mickoski e informoi ambasadorin Klajn për planin për ballafaqim me krizën energjetike, të cilin VMRO-DPMNE ua ka ofruar autoriteteve, duke shtuar se nëse propozimi pranohet, ekonomia dhe qytetarët do të paguajnë rrymë dyfish më të lirë, ndërsa shkupjanët do të kenë ngrohje me kohë dhe më të lirë.
Mickoski falënderoi mbështetjen hungareze dhe shprehu shpresë për vazhdimin e bashkëpunimit më intensiv dhe përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale me Hungarinë.