Mickoski në Serbi, merr pjesë në panairin e verës në kuadër të Ballkanit të Hapur

November 22, 2024
1 minut lexim

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha sot në hapjen e panairit të tretë ndërkombëtar të verërave në Beograd se ky manifestim është dëshmi e bashkëpunimit, vizionit dhe përkushtimit të vendeve të Ballkanit të Hapur për përmirësimin e lidhjeve ekonomike, shkëmbimet kulturore dhe promovimin e turizmit.

“Vera është shumë më tepër se një produkt. Është simbol i historisë, i vendit tonë, një lidhje mes njerëzve që ndajnë mirëkuptim dhe miqësi”, tha Mickoski.

Ai shtoi se Maqedonia e Veriut ka më shumë se 28,000 hektarë vreshta dhe prodhon rreth 100 milionë litra verë në vit, nga të cilat pothuajse 70 për qind eksportohet.

 

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse dështoj në dashuri?

Story i radhës

Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Korenë e Veriut në këmbim të forcave të saj

Të fundit nga

ShkoLartë