MICKOSKI DHE MEXHITI

Mickoski në 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: E kemi shtetin vetëm nëse e ruajmë së bashku

August 13, 2025
1 minut lexim

Në seancën solemne me rastin e 24-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit të vitit 2001, kryeministri Hristijan Mickoski dërgoi një mesazh për unitet, kapërcimin e ndasive dhe të ardhme të përbashkët.

“Ne e kemi shtetin vetëm nëse e ruajmë së bashku”, tha Mickoski, duke kujtuar verën e vështirë të vitit 2001, kur Maqedonia ishte në prag konflikti. “Zgjodhëm rrugën e paqes, të dialogut, të kompromisit, të bashkimit”.

Ai pranoi se nënshkrimi i marrëveshjes nuk ishte i lehtë për askënd:
“A ishin maqedonasit më të lumturit? Jo. Me shumë gjasë i njëjti sentiment ka qenë edhe tek shqiptarët. Por, 24 vite më vonë, Marrëveshja Kornizë solli paqe, stabilitet dhe ruajtjen e unitetit shtetëror.”

Mickoski kritikoi edhe, siç tha, keqpërdorimet e marrëveshjes:
“Për më shumë se 20 vjet kemi pasur struktura që e përdornin nacionalizmin si mbulesë për krimin dhe interesat personale. Njerëzit po largohen – maqedonas, shqiptarë, turq e romë – sepse kërkojnë jetë më të mirë, jo ndasi.”

“Detyra jonë është të sigurojmë një të ardhme për të gjithë, sepse Maqedonia është shtëpia e të gjithë qytetarëve të saj.”

Sipas Mickoskit, 24 vite janë kohë e mjaftueshme për të kuptuar se paqja nuk është diçka që merret si e mirëqenë, por diçka që ndërtohet çdo ditë:

“Ky ditë nuk është vetëm një kujtim. Ky ditë është një obligim – të ndërtojmë një shtet të bashkuar, të fortë dhe të drejtë. Le ta dinë të gjithë – nuk ka të ardhme maqedonase, nuk ka të ardhme shqiptare, ka vetëm një të ardhme të përbashkët maqedonase për të gjithë ne”, tha Mickoski.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ALI AHMETI
Lajmi i mëparshëm

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit, themeli i shtetit dhe stabilitetit tonë

ZJERRE GAZETA MK
Lajmi i radhës

Disa zjarre janë shkaktuar qëllimisht

Të fundit nga

Rrahje mes dy grupeve në Shuto Orizare

Katër persona janë përfshirë në një përleshje fizike pas një grindjeje verbale të mëparshme në zonën e Shuto Orizarit. Sipas informacioneve nga MPB, më 21 korrik 2026 në orën 00:20 te Seksioni
ShkoLartë