mickoski maqedonia nuk do te kete nevoje per import te rrymes nese menaxhohen sic duhet kapacitetet energjetike 634e767a7272a

Mickoski: Maqedonia nuk do të ketë nevojë për import të rrymës nëse menaxhohen siç duhet kapacitetet energjetike

October 18, 2022
1 minut lexim

“Maqedonia nuk do të jetë e varur nga importi i energjisë elektrike, nëse me kohë bëhet plan për modernizimin e kapaciteteve prodhuese siç ka ekzistuar para 6,7,8,10 vitesh në TEC Manastir, Oslomej apo nëse bëhet modernizimi i kapaciteteve hidro, d.m.th. termocentralet, që prodhojnë energji elektrike nga uji, duke përfshirë të gjitha ato projekte që janë iniciativë private, përfshirë kapacitetin e termocentralit ose të njohur në publik si TE-TO Shkup”.
Këtë e ka thënë kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Ai theksoi se me menaxhimin e cilësisë mund të funksionojnë 600 megavat në TEC Manastir, 100 megavat në TEC Oslomej, nga 250 në 350 megavat nga hidroakumulimet, 200 megavat nga TE TO dhe 160 megavat nga TEC Negotinë.
Kësaj, siç tha ai, i shtohen parku me erë Bogdanci, një numër i madh parqesh diellore që janë iniciativa private dhe objekte të tjera energjetike. Nëse e gjithë kjo menaxhohet në mënyrë korrekte, Maqedonia do të ketë energji elektrike të mjaftueshme për nevojat e saj dhe do të ketë teprica për eksport.

“Por, për fat të keq, qeveria nuk i ka menaxhuar siç duhet resurset dhe për këtë ndodh që MEPSO dhe ELEM, nga kompanitë që kanë shënuar fitime të mëdha në të kaluarën, sot janë humbësit tanë më të mëdhenj”, përfundoi Mickoski.

Më tej ai shtoi se e gjithë gjendja ekonomike në Maqedoni është e keqe, dhe se në 5 vitet e fundit kemi pasur vetëm regres.

MARKETING

RENT A CAR

franca serish ne greve tjeter sfide per macron ne mandatin e dyte 634e74d4b1237
Story i mëparshëm

Franca sërish në grevë, tjetër sfidë për Macron në mandatin e dytë

sulmi ne nord stream kremlini hetimi po kryhet vetem per fajesuar rusine 634e790fbcc2d
Story i radhës

Sulmi në Nord Stream, Kremlini: Hetimi po kryhet vetëm për fajësuar Rusinë

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë