Mickoski: Inkurajoj pjesëtarët e MPB-së të zbatojnë drejtësinë kudo në Maqedoni

December 27, 2024
1 minut lexim

“Sot, ja e pata mundësinë të jem pjesë e kësaj njarje vërtet të mrekullueshme. E mrekullueshëm në kuptimin se në një version të përmbledhur patëm mundësinë të shohim të gjitha ato momente të rëndësishme, ato aksione të cilat Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me strukturat e saj, ka realizuar në periudhën e kaluar.

Ajo që është një mesazh i rëndësishëm është se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe Kushtetutën dhe nuk mund të jetë mbi ligjin dhe Kushtetutën. Kaluan kohërat e si deri më tani. Duhet të luftojmë kundër të gjithë elementëve të korruptuar në shoqëri dhe do të luftojmë.

Ndoshta drejtësia është e ngadaltë, por kushdo që mendon se e ka mashtruar drejtësinë, gabon. Ajo gjithmonë vjen dhe gjithmonë fiton në fund.

Kështu që, unë mund vetëm t’i inkurajoj të gjithë pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme se nuk i kanë borxh askujt asgjë, përveç qytetarëve maqedonas dhe shtetit, natyrisht.

Pra, nëse dikush mendon se i detyrohet dikujt dhe se duhet të jetë i privilegjuar apo të ketë lëshime të caktuara, gabon.
Do të përsëris, drejtësia është e ngadaltë, por ajo gjithmonë fiton në fund.

Duhet të tregojmë dhe të dëshmojmë se nga krimi nuk ka dobi dhe se të gjithë ata që mendojnë se me kriminalitet mund të arrijnë diçka, gabohen dhe se të njëjtit do të jenë përgjegjës para ligjit dhe Kushtetutës.

Prandaj edhe një herë dua të shpreh falënderimet e mia për Ministrin dhe për të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme për gjithçka që kanë bërë në periudhën e kaluar dhe t’i inkurajoj që në periudhën që pason të vazhdojnë të zbatojnë drejtësinë kudo, në të gjithë territorin e Maqedonisë si shtet.”

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

Story i radhës

Ndryshimet Kushtetuese, VLEN: Zgjidhja nuk mund të jetë e njëanshme, pa VMRO-në s’ka shumicë prej 2/3!

Të fundit nga

ShkoLartë