mickoski funderrina spiunazhi nga e kaluara e quan aferen ne presidence 6a0dc0258157f

Mickoski: “Fundërrina spiunazhi nga e kaluara”, e quan aferën në Presidencë

May 20, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar dyshimet për një aferë të mundshme spiunazhi në Kabinetin e Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, duke i quajtur ato “fundërrina spiunazhi nga e kaluara” që, sipas tij, po krijojnë panik në opinion, përcjell TV21. Ai kritikoi edhe Prokurorinë, duke përmendur prokurorin Islam Abazi, se po përpiqet të krijojë panik në opinion. Më tej, Mickoski tha se nuk dëshiron të komentojë më tej këto zhvillime, të cilat sipas tij nuk duhet të dramatizohen.

“Ato janë fundërrinë spiunazhi e shoqërisë, struktura nga e kaluara që kanë qenë të vendosura në kabinete si brejtës të disa politikanëve të mëparshëm, presidentëve, kryeministrave etj. dhe ata paraqiten si grup i të punësuarve dhe dërgojnë letra anonime në prokurori. Natyrisht, aty është Islam Abazi që menjëherë vrapon dhe krijon panik në opinionin publik se diçka po ndodh. Unë nuk do t’i komentoja këta brejtës sepse mendoj se duhet t’i harrojmë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër .

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dy cisterna kineze dalin nga ngushtica e hormuzit ulet cmimi i naftes 6a0db749a8b22
Lajmi i mëparshëm

Dy çisterna kineze dalin nga Ngushtica e Hormuzit, ulet çmimi i naftës

kush ia luhati karrigen ambasadorit meidani ne shkup ministria e jashtme shqiptare komentet ne media nuk pasqyrojne realitetin 6a0dc16ca79ed
Lajmi i radhës

Kush ia luhati karrigen ambasadorit Meidani në Shkup?! Ministria e Jashtme Shqiptare: Komentet në media nuk pasqyrojnë realitetin

Të fundit nga

ShkoLartë