Kryeministri Mickoski sot tha se shqiptarët që do të kërkojnë formularin për aplikim për licencë do ta marrin në gjuhën shqipe.
“Në të gjithë territorin siç e dini gjuha zyrtare është gjuha maqedonase, por të gjithë ata, në këtë rast shqiptarët që duan do të kërkojnë formularin për aplikim në gjuhën shqipe ose licenca, do të jetë e formuluar saktësisht sipas Kushtetutës dhe ligjit për Gjuhët, në mënyrë që ta kenë këtë të drejtë”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Burimi: TV KLAN