Mickoski është për “marrëveshje të re për Maqedoninë”: Nëse flitet për normën 20%, të diskutohet edhe për “badenterin” dhe “balancerin”

October 22, 2022
1 minut lexim

Nëse flitet për normën 20 përqind, duhet të flitet edhe për normat “Badenter” dhe “balancer”, tha lideri i VMRO – DPMNE, Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth kërkesave të partive shqiptare që me ndryshimet kushtetuese, gjuha shqipe të bëhet e barabartë me atë maqedonase, transmeton Portalb.mk.

“Nëse mendoni për atë normën 20%, shume herë në të kaluarën kam thënë, jam i gatshëm të ulem të flas me gjithkënd, por kjo është ajo marrëveshja e re për Maqedoninë për të ciliën duhet të flasim edhe për normën “Badenter”, për normën “balancer” dhe të kemi një sistem fer në Maqedoni ku njerëzit nuk do të përparojnë për shkak se janë pjesë e ndonjë numri apo ndonjë kuote apo përqindje, porsepse vlejnë, sepse janë konkurrues, kanë njohuri etj”, tha Mickoski.

Ai vlerëson se, duhet të bisedojë për të gjitha kërkesat që janë në tavolinë dhe për, siç tha, një marrëveshje të re për Maqedoninë.

“Unë shpresoj se politikanët shqiptarë në Maqedoni nuk do t’i nënvlerësojmë më qytetarët shqiptarë në Maqedoni dhe nuk do t’i trajtojnë si përqindje, por të barabartë si edhe të gjithë qytetarët tjerë, kështu që do të ulemi do të dakordohemi që përfundimisht normat “Badenter” dhe “balancer” të fshihen dhe së bashku me atë të gjitha çështjet e tjera kërkesat për të cilat janë në tovalinë, të bisedojmë për atë marrëveshje të re për Maqedoninë”, porositi Mickoski.

Ai tha se, kushtëzimi i partive shqiptare që të japin mbështjet për futje eventuale të një pjese të popujve në Kushtetutë, është joprincipiele dhe joevropiane.

Ndryshe, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari gjatë konferencës së djeshme për media, tha se do të kushtëzojnë mbështetjen e ndryshimeve kushteutese, me ndryshimin e definimit të gjuhës shqipe në Kushtetutë, që momentalisht është “gjuha që flasin më së paku 20% e qytetarëve”. ASH paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme, do të prezantojë pakon e kushteve për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse keqardhja dhe pendimi janë dy gjëra të ndryshme?

Story i radhës

Deçiq zhgënjen, barazimi i tretë rresht 

Të fundit nga

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë