Mickoski: Dorëheqja e komisionit është virtyt – Për LSDM kjo nuk mjafton, kërkojnë përgjegjësi edhe nga Siljanovska

October 27, 2024
min lexim


Pas reagimeve të ashpra në opinion për vendimin për falje, Komisioni për Falje në kuadër të Presidencës, dha dorëheqje kolektive, të cilën e kumtoi njëri nga anëtarët Gordan Kallajxhiev. Ai në statusin e tij në Facebook shkroi se janë duke iu përmbajtur parimeve profesionale.


“Me këtë e njoftojmë opinionin për dorëheqjen tonë kolektive nga pozitat anëtarë të Komisionit për falje. Këtë vendim e sollëm në pajtim me parimet tona personale dhe profesionale”, tha Gordan Kalljaxhiev.

Përveç Kallajxhievit, anëtarë të Komisionit ishin profesorët Metodija Kenevçev, Arlinda Kadri-Shahinoviq, Zoran Mitiq, Ana Gjorgjieva-Ivanovska dhe Ajten Shaqiri. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova e pranoi dorëheqjen dhe paralajmëroi konsultime për përbërjen e re të Komisionit por edhe për dobësitë e sistemit për falje. Kryeministri Mickoski përgjegjësinë e plotë e sheh në Komisionin për falje dhe tha se anëtarët e kanë konstatuar gabimin dhe kanë vepruar me virtyt me atë që dhanë dorëheqje.


“Njeriu i gjallë që punon, mund edhe të gabojë. Kur do të konstatohet gabimi, nëse merret përgjegjësi, ky është një virtyt, kështu mund ta komentoj vendimin e anëtarëve të Komisionit që merret me tema nga sfera e faljeve. U konstatua gabimi dhe të vetmen gjë që ata e kanë si akt morali është që të tërhiqen, atë e bënë, kështu që pres këtu të mbyllet kjo temë në opinion”, deklaroi Hristijan Mickoksi.

Por sipas LSDM-së kjo nuk mjafton, ata kërkojnë përgjegjësi edhe nga presidentja Siljanovska. Thonë se Komisioni për falje me dorëheqjen është vetëm viktimë në këtë skandal.


“Siç duket pushteti mendon se Komisioni duhet të sakrifikohet që të shpëtojë Siljanovska dhe porositësit e këtyre faljeve skandaloze. Presidentja Siljanovska i jep dhe vendos për faljet, jo komisioni, kështu që përgjegjësia e plotë qëndron tek ajo. Për faljet skandaloze përgjegjësi duhet të ketë edhe për Siljanovskën edhe për porositësit. Siljanovska fali një narko bosë dhe kriminelë të dënuar që janë të përfshirë në afera me spiunazh”, tha Metodija Ilievski.

Vendimin për faljen e të dënuarve, presidenti i shtetit e sjell me rekomandim të Komisionit për falje që është organ i përhershëm pune në shërbim të presidentit.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ahmeti mesazh liderëve ndërkombëtar/ Cënohet stabiliteti ndëretnik, po kthehemi në kushtet që ishin arsye për luftën e 2001!

Story i radhës

Zgjedhjet parlamentare në Bullgari, votohet edhe në Kukës

Të fundit nga

ShkoLartë